Këshilltarë/e i/e Klientëve për Biznese (KKB)
Job Description
	 	 

Pozita: Këshilltarë/e i/e Klientëve për Biznese (KKB)

Klienti: Një ndër bankat më të digjitalizuara në Kosovë dhe rajon

Qyteti: Prishtinë dhe nëpër degët tjera të Bankës

Kontrata: Full-Time

PËSHKRIMI I POZITËS

Këshilltari/ja i/e klientëve për Biznese (KKB) është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e  relacioneve afatgjata me një numër optimal të klientëve në portfolion e tij/saj dhe për përvetësimin e klientëve të rinj.

Portfolio i tij/saj do të përmbajë klientë të bizneseve të cilët mund të jenë klient kreditor dhe jo-kreditor. KKB është përgjegjës për t’i ofruar/shpjeguar të gjitha shërbimet/produkte bankare adekuate klientëve në portfolion e saj/tij. KKB duhet që relacionet afatgjata me klientët të biznesit t’i zhvilloj duke ofruar këshilla relevante, të qëndrueshme dhe të detajuara, ne mënyre që klientët e bankës të marrin vendimet e duhura rreth nevojave të tyre financiare. Për secilin klient në portfolion apo klient potencial, ai/ajo është përgjegjës për krijimin/mirëmbajtjen e relacioneve, dhënien e propozimeve për shërbime/produkte kreditore dhe jo kreditore.

KKB është përgjegjës për klient biznesi prej fazës së përvetësimit të klientëve (akuizicionit) deri te monitorimi i klientëve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Njohja shumë e mirë e shërbimeve/produkteve bankare,
  • Të jetë në gjendje të identifikoj dhe punoj me klientë që janë të profilit të dëshiruar për bankën,
  • Përvetësimi i klientëve të rijnë dhe mirëmbajta e relacioneve afatgjata me klientët ekzistues në përputhshmëri me strategjinë e bankës,
  • Shpjegimi i shërbimeve/produkteve adekuate për klientët në portfolion e tij dhe ofrimi i tyre sipas nevojave të klientëve biznese,
  • Mbledhja e dokumenteve të nevojshme për përgatitjen e lëndëve, vlerësimi i profilit të klientëve, analiza financiare (sipas politikave dhe procedurave ne fuqi), pjesëmarrja aktive në komitetin e biznesit dhe dhënia e opinionit në komitet.
  • Rishikimi i rregullt i portfolios së saj/tij, dhe indikatorëve të kualitetit te portfolios, si dhe dhënia e propozimeve për përmirësim të vazhdueshëm në këtë aspekt.
  • Pjesëmarrja në ngjarje të marketingut,
  • Përcjellja dhe njohja e mirë e tregut, të rejave në ekonomi si dhe ne sistemin bankar
  • Të ketë iniciativë dhe gatishmëri për zhvillim afatgjatë si dhe të marre pjesë në trajnime profesionale sipas nevojës,
  • Trajnimi/ndarja e njohurive rreth punës së KKB’së me kolegët e rijnë te përcaktuar te marrin njohuri nga ajo/ai.

KRITERET:

  • Diplomë universiteti
  • Eksperiencë pune në institucione bankare;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese
  • Aftësi të shkëlqyera analitike
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;

SI TË APLIKONI

Ju lutem aplikoni përmes klikimit në butonin e mëposhtëm. Aplikimi vlenë vetëm përmes linkut të dhënë këtu. Afati për aplikim është deri më 23 Shkurt 2020.

Company Overview
038 52 00 00
Str. Imzot Nikë Prela, Villa 1, Ulpianë Prishtinë
Get our latest jobs by email