Përfaqësues/e i/e Shitjes B2B
Job Description
	 	 

Kompania e rekrutimit ‘HUMANPOWER L.L.C.’ në Prishtinë,

për klientin e vet (kompani e mirënjohur në ofrimin e shërbimeve)

shpall konkurs për:

Përfaqësues/e i/e Shitjes B2B

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Prezanton dhe bindë klientin për shërbimet e kompanisë dhe tregon se si klienti mund të maksimizojë përfitimet nga shërbimet;
  • Parashikon shitjet, zhvillon strategjitë / modelet e shitjes dhe vlerëson efektivitetin e tyre;
  • Krijon listën e bizneseve, cakton takimet dhe mbanë raportet me ta;
  • Udhëton në rajone të planifikuara paraprakisht për të ofruar ose shitur shërbimet;
  • Ofron shërbimet e kompanisë tek klientët në terrene te ndryshme(door-to-door), me qëllim të shitjes së shërbimeve të kompanisë;
  • Shpërndan mostrat e shërbimeve;
  • Përmbush objektivat e shitjeve personale dhe ekipore;
  • Raporton dhe ofron informata ndaj menaxhmentit duke përdorur të dhëna financiare dhe statistikore;
  • Bënë ruajtjen dhe zgjerimin e bazës së të dhënave të klientëve.

Aftësitë, Shkathtësitë dhe Kualifikimet:

  • Studimet bachelor;
  • Përvojë paraprake të punës në fushën e shitjes;
  • Njohuri të mira me teknikat e ndryshme të shitjes dhe menaxhimin e saj;
  • Aftësi shumë të mira të shërbimit ndaj klientit;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi shumë të mira për të bashkëvepruar, komunikuar dhe negociuar në mënyrë efektive.

Kushtet e punës:

  • Pagë fikse + bonuse;
  • Zhvillim profesional dhe sfida të vazhdueshme;
  • Ambient i mirë i punës.

Si të Aplikoni

Ju lutem aplikoni përmes klikimit në butonin e mëposhtëm:

Ju lutem vëni re se konkurrimi vlenë vetëm përmes linkut të dhënë këtu.

Për çdo informatë shtesë mund të na kontaktoni në e-mail adresën: [email protected]

ose në numrin: +381 38 52 00 00 (e Hënë – e Premtë, 09:00-16:00).

Afati për aplikim është deri më 14 Tetor, ora 23:59.

Company Overview
038 52 00 00
Str. Imzot Nikë Prela, Villa 1, Ulpianë Prishtinë
Get our latest jobs by email