Athens, Customer Service Support - Mitarbeiter (M/W)
Job Description
	 	 

A jeni Gjermano-folës?

Keni dëshirë të punoni, jetoni dhe të eksploroni Athinën?

Nxitoni për këtë mundësi sepse vendet janë të limituara!

 “Teleperformance” është kompania lidere në botë që ofron shërbime për klientë me renome botërore.

"Teleperfomance" në Greqi shërben mbi 130 tregje në më shumë se 75 gjuhë dhe dialekte, si dhe ka të punësuar rreth 4850 njerëz nga 91 nacionalitete.

Nëse e njihni Gjuhën Gjermane dhe keni dëshirë të punoni në një ndër kryeqytetet më të mrekullueshme të Evropës, siç është Athina, tani keni rastin të punoni si Customer Service Agent. Ju duhet të nxitoni të kapni këtë mundësi pasi që numri i vendeve të lira është i limituar.

Përjetoni punën në një ambient modern dhe multikulturor dhe jo vetëm!

Shumë përfitime do të ofrohen gjithashtu  për punonjësit.

 Çfarë ofrojmë ne?

  • Të ardhura më të larta se punëdhënësit konkurrent në Greqi;
  • 75% shtesë nga paga bazë të dielave dhe festave greke;
  • 25% shtesë nga paga bazë për punën në ndërrimin e natës;
  • Orët shtesë paguhen;
  • Dy paga shtesë për festat kryesore dhe ½ për pushime të verës;
  • Bonus për të sapo-ardhurit;
  • 20 ditë pushim me pagesë në vit;
  • Çdo gjashtë muaj biletë e paguar për të udhëtuar në vendlindje;
  • Bileta gratis e fluturimit, transporti falas nga aeroporti dhe 2 javë qëndrim në hotel;
  • Mundësi të mira për ngritje në pozitë;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Aktivitete të ndryshme ekipore: udhëtime, dhe ngjarje sportive. etj;

 Përgjegjësitë:

  • Inbound: Shqyrtimi i gabimeve dhe gjetja e zgjidhjes adekuate brenda afatit kohor;
  • Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë dhe ia ofron klientit në mënyrë të këndshme.
  • Ndihmon klientët në telefon, nëpërmjet e-mail adresës dhe chat-it në gjuhën gjermane;
  • Përditëson informacionet në sistem;
  • Bën zbatimin e dokumentacionit;

 Profili yt i deshiruar:

  • Komunikon rrjedhshëm në gjuhën gjermane, në të folur dhe shkruar
  • Ke dëshirë të komunikosh në telefon, je miqësor, bashkëndjen dhe je i/e orientuar kah klienti.
  • Je i/e organizuar, dëshiron angazhim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
  • Ke aftësi të mira negociuese dhe gjen argumente bindëse.
  • Ke përvojë në komunikim me klientë përmes telefonit; preferohet në fushën e rikthimit të klientëve.
  • Ke njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

A e kemi nxitur interesimin tënd tani?

Ne i gëzohemi aplikimit tuaj përmes sistemit tonë online për aplikim. Mos harroni se pas një periudhe kohore, gjithmonë mund të ktheheni në Kosovë dhe të vazhdoni punësimin tuaj në Teleperformance Prishtina.

Ju lutem klikoni këtu për të aplikuar:

Kompania vendore e burimeve njerëzore “HumanPower” është partner ekskluziv që do ta menaxhojë procesin e rekrutimit për “Teleperformance Greece”.

Per çfarëdo pyetje ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni nga ora 09.00 – 16.00, (e Hënë – e Premtë), në numrin e telefonit: +381 38 52 00 00.

 

Teleperformance Athens

Company Overview
[email protected]
038 52 00 00
Str. Imzot Nikë Prela, Villa 1, Ulpianë Prishtinë
Get our latest jobs by email